KreuBusull

Frika nga dentisti nuk egziston më, Diamond Dental sjell teknologjinë më të fundit!

Kur vjen puna për shëndetin të gjithë kanë nevojë për një vend të sigurt të cilit mund t’i besojnë pa u menduar dy herë. Për çdo problem dentar që mund të keni zgjidhja e duhur është padyshim “Diamond Dental”, spitali dentar ku ndërthuret më së miri profesionalizmi, tekonologjia e fundit e aparaturave me çmimet më konkurruese në treg.
Shqetësimet dentare mund të jenë të shumëllojshme dhe për më tepër në orare të ndryshme të ditës, ndaj “Diamond Dental” ka menduar për të gjithë pacientët duke ardhur pranë tyre me një shërbim 24 orë në 7 ditë të javës.

Shërbimet në “Diamond Dental” ofrohen nga profesionistë të mirëfilltë, të kualifikuar e specializuar në universitetet më të mira europiane, dhe që kanë në dispoziocion aparaturat më moderne të teknologjisë. Një prej shërbimeve që do të veçonim është ai i “Sedacionit” (për të rritur dhe fëmijë), një alterantivë e shkëlqyer për një efekt qetësues. Kjo teknikë është e dobishme madje ‘shpëtim’ për të gjithë ata pacientë që janë të shqetësuar e të frikësuar nga procedurat dentare, në këtë mënyrë ata do të mund të rrinë zgjuar dhe në gjendje të komunikojnë me dentistin.

Një tjetër shërbim që ofron “Diamond Dental” është “Pastrimi i gurëzave AIRFLOW Prophylaxis Master”. Shërbim i cili është inovacioni më i fundit i EMS, i krijuar në Zvicër pas më shumë se 100 000 orë testime teknike dhe klinike në bashkëpunim me profesionistë dentarë nga e gjithë bota.

Pajisja karakterizohet nga saktësia në përputhshmëri me standardet më të larta të higjienës; heq në mënyrë të rehatshme dhe efikase gurët pa qenë nevoja e përdorimit të shumtë të instrumenteve me dorë dhe fuqi.
Ndërkohë një tjetër pikë e fortë e “Diamond Dental” është edhe shërbimi i kirurgjisë orale i ofruar në një sallë me aparaturat më moderne në vend. Implantet dentare duken dhe ndjehen si dhëmbë tuaj dhe janë të përshtatshëm për të gjithë ata që kanë humbur një dhëmb apo janë në rrezik të humbjes së tyre. Implantet bëhen në kushte tepër sterile sipas standarteve europiane dhe përdoren markat më të mira në bote si psh. Straumann.

Impiantet janë vida të vogla dhe vendosen në kockat e nofullës së poshtme apo të sipërme. Ato veprojnë si zëvendësime për pjesën e rrënjës së dhëmbit të humbur dhe shërbejnë edhe si spirancë për dhëmbin që do të vendoset.
Dhëmbët meritojnë respekt, ndaj sigurohuni që ato të trajtohen nga profesionistë. Në “Diamond Dental” do të gjeni përkushtimin, kujdesin cilësor dentar, trajtimet më moderne dhe inovative për ju dhe familjen tuaj, duke ju siguruar një buzëqeshje rrëzëllitëse dhe shëndet dentar.

 

 

Botuar në BORDO, Dhjetor – Janar 2023

Tags:

Home

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF