12.5 C
Tirana
E diel, 26 Mars, 2023
spot_img
Array

 “Big Brother VIP” Albania ka një datë zyrtare! Ja kur nisë!

 “Big Brother VIP” Albania tashmë ka një datë zyrtare! ‘Realityshow’ kaq i dashur do të nisë rrugëtimin e tij të dytë më 24 dhjetor. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare në Instagram e Top Channel e cila përkrah një video me momente nga edicioni i parë ka shkruar,

“Shtëpia më e famshme, spektakli më emocionues, karakteret më shpërthyes, personazhet më të dashur… Reality shoë më i ndjekur i të gjitha kohërave, eksperimenti social më i komentuar rikthehet si dhurata më e shumëpritur gjatë festave. Nga 24 dhjetori, në ekranin e Top Channel, “Big Brother Vip”!”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Në media kanë qarkulluar emra të njohur VIP-ash që thuhet se do të jenë banorë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, dhe tashmë edhe pak ditë na ndajnë për të mësuar vërtet se cilët prej tyre kanë vendosur të bëhen pjesë e kësaj eksperiencë të veçantë.

Emra që përfliten se do të jenë pjesë e “Big Brother VIP” 2 janë Milaim Zekaj, Kiara Tito, Albi Nako, Kejvina Kthella, Lei Kraja, Eva Alikaj.

“Ndryshe nga viti i kaluar janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë, nga viti që shkoi. Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që mbase do t’i lënë në hije ata të edicionit të kaluar”, tha Arbana Osmani në një intervistë disa javë më parë.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit