KreuBusull

“Shtëpia e Lumtur” Ngjyra dhe lumturi në shtëpinë tuaj! 

Në sezonin e festave jepini ngjyra dhe elegancë shtëpisë tuaj duke zgjedhur produktet unike të “Shtëpia e Lumtur”. Dyqani “Shtëpia e lumtur” sjell për herë të parë në Shqipëri bashkëpunimin ekskluziv me brandin Hollandez “Pip Studio” të nivelit Premium, pafundësi ngjyrash dhe lumturi në shtëpitë tuaja. Zgjidhni një set porcelani me dizajne të rafinuara për kuzhinën ose një set çarçafësh, jastëkë dhe kuverta për dhomën tuaj të gjumit, sepse prania e tyre do të shtojë grimca lumturie në çdo kënd të shtëpisë tuaj. Me produktet e “Pip Studio”, çdo ditë është akoma më e veçantë. Kudo që të jesh, kur të duash. Nëse dini se ku të kërkoni, mund të gjeni arsye për të festuar çdo ditë, sidomos gjatë periudhës së festave, ku gama e zgjedhjeve në “Shtëpia e Lumtur” bëhet akoma më e pafundme.

Nëse zgjidhni një herë do të riktheheni sërish në “Shtëpa e Lumtur”, sepse sa më mirë të dukeni, aq më shumë do të zbuloni në krijimet tona, detaje befasuese, dizajne me shtresa dhe përfundime të veçanta.
Anke Van Der Endt themeloi “Pip Studio” në 2007 në Nieuwe Prinsengracht në Amsterdam. Pip është pseudonimi i Anke që kur ishte e re dhe shumë shpejt u bë emri identifikues i markës së saj të re. Në më pak se pesëmbëdhjetë vjet, “Pip Studio” është rritur në një markë globale me më shumë se 2000 pika shitjesh të shtrira në mbi 40 vende.

Koleksioni prej porcelani është më i veçanti që gjendet në “Shtëpia e Lumtur”, ndaj ju mund të zgjidhni koleksionet magjepsëse: Jolie, Royal, Blushing Birds, Love Birds, La Majorelle dhe Floral. Për ata që duan t’i japin akoma më shumë fantazi dhomës së tyre të gjumit, mund të zgjidhni linjat e shtratit nga çarçafët e butë krevati me përfundime të detajuara, të plotësuara po ashtu me jorganë dhe jastëkë dekorativë.

Ndërkaq një vëmendje e konsiderueshme në dyqanin “Shtëpia e Lumtur” u jepet edhe aksesorëve të tjerë, nga qilimat me punime të ndryshme, jastëkët dekorativë me forma, madhësi dhe stilizime, e deri tek vazot dhe mbajtëset e shandanëve.

Po ashtu do të gjeni edhe veshje shtëpiake dhe tejet komode, që janë pjesë e koleksioneve vjetore verore dhe dimërore, mes tyre edhe veshje plazhi, si fustanet e freskët të shoqëruar me aksesorë.

Mos lini jashtë vëmendjes banjon, sepse tek “Shtëpia e Lumtur”, do të gjeni të gjithë aksesorët që ju nevojiten deri tek çantat e tualetit, pa harruar kostumet e banjos dhe peshqirë të rehatshëm me dizajne befasuese.

Adresa

Rruga: Donika Kastrioti

Tirana, Albania

Tel: 0695670425

 IG: shtepiaelumutur 

Botuar në BORDO, Dhjetor-Janar 2022

Tags:

Home

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF