KreuArt

Kush u largua dhe çfarë ndodhi mbrëmë në Big Brother VIP2

Kush u largua dhe çfarë ndodhi mbrëmë në Big Brother

Mbrëmë u mbajt ‘Prime’ i rradhës i spektaklit BBV  i cili u shoqërua me debate surpriza për publikun.

Një tjetër banor VIP u eliminua nga gara dhe ai ishte Herion Mustafaraji cili e la shtëpinë e Big Brother Vip me një mesazh të fort për banorët dhe publikun.

“Uroj që kjo shtëpi të gjej paqe nga mashtrimet dhe intrigat këtu brenda!”, tha aktori.

Spektakli i së shtunës në nisi me dënime ndaj banorëve. Kjo pasi moderatorja e programit, Arbana Osmani, ua transmetoi atyre një klip që tregonte se si gjatë javës banorët kanë diskutuar mes vete se kë të nominojnë.

Dhe duke qenë se kjo gjë është në kundërshtim me rregullat e Big Brother, vëllai i madh ka vendosur që t’i dënojë banorët. Në një komunikim përmes zarfit të zi, vëllai i madh ua bëri të ditur se banorët e BBVA do të kenë gjatë ditëve në vijim vetëm 20 minuta ujë në ditë.

Raporti mes Kiarës dhe Luizit ka qenë gjithashtu në qendër të diskutimeve mbrëmjen e djeshme në Big Brother Vip Albania. Kjo pasi që prej fillimit të këtij edicioni, këngëtari ka shprehur simpati të hapur ndaj moderatores. Gjatë spektaklit, Kiara sqaron ndjesitë ndaj Luizit duke thënë se me sjelljen e tij ai ia ka bërë më të bukur këtë Big Brother. Ndërkohë nga ana tjetër këngëtari u shpreh se ka ndjenja ndaj moderatores, dhe këtë e ka kuptuar se sado mund të mërzitet me të nuk i mban dot inat.

Një tjetër banore Efi ka rrëfyer pasojat e një marrëdhënieje me ish-partnerin e saj, i cili ka ndrydhur lirinë saj për një kohë të gjatë, duke ushtruar gjithashtu dhe dhunë psikologjike, deri në atë pikë sa ajo ka tentuar për vetëvrasje. Gjithashtu si surprizë për të erdhi mamaja e saj.

Debat të fortë kishte edhe mes Gentit dhe Oltës ku ndër të tjera banorja Tea e ka nxjerrë aktoren si gënjeshtare, duke i thënë se çorienton gjithë shtëpinë e në fund rri si zonjë. Tea ka pretenduar se Olta i ka thënë se Genti ia ka bërë me gjeste, mirëpo aktorja e ka mohuar.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF