KreuArt

Kërkoi të largohej nga BBVK, Stresi tregon pse mori atë vendim

Kërkoi të largohej nga BBVK, Stresi tregon pse mori atë vendim

Mbrëmë edhe në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova ndodhën disa të papritura të cilat alarmuan edhe ndjekësit në rrjete sociale

Pas një sfide nga “vëllai i madh”ku Stresi dhe Xhuli ishin të lidhur bashkë me pranga, Stresi kërkoi të dilte nga “Big Brother VIP Kosova”.

Në një moment ai humbi durimin dhe hoqi prangat. “E kam  me veten, kam probleme me veten, nuk e kam problemin me ty, nuk rri dot më këtu. E kam me durimin tim, nuk duroj dot më. Më ka ardhur dita, nuk rri dot më këtu. Nëna Shpresa më pret në shtëpi”, deklaroi Stresi.

Mirëpo më vonë u qetësua dhe vendosi të qëndrojë. Duke folur me banorët ai tha se kishte një bllokim emocional dhe psikologjik.

“Plasa, mu shtrëngua zemra. Nuk ma ka fajin asnjë, por të mblidhen të gjitha gjërat dhe kemi nevojë…është psikologjike. Volla, u bëra keq. Nuk është natyra ime t’i bie dhomës dhe dyerve me forcë. Bllokohesh për një moment, se çfarë nuk kemi kaluar për 1 muaj e gjysmë. Ke bërë gabim e kanë bërë gabime, të kanë tjetërsuar e ke çtjetërsuar.”

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF