KreuArt

Lajmet që nuk duhet t’i kishit humbur nga java që lamë pas!

Java që lamë pas na kishte rezervuat lajme që nuk i prisnim nga VIP-at shqiptarë dhe të huaj. Disa nga këto tërhoqën vëmendjen e të gjithëve dhe u kthyen në kryefjalën e diskutimeve në rrjet. Nëse për një arsye ju i keni humbur, po u rikujtojmë se cilat ishin lajmet më pikante të javës…

Pritjes i erdhi fundi; Kujtimet e Princit Harry dalin në shitje!


Pas muajsh pritjeje dhe një fushate të qëndrueshme publiciteti, autobiografia e Princit Harry “Spare” më në fund doli në shitje në vendlindjen e tij në Mbretërinë e Bashkuar të marten. Libri është publikuar pas disa ditësh zbulimesh mbresëlënëse nga rrjedhjet, duke përfshirë nga mënyra se si Harry humbi virgjërinë e tij e deri te pretendimet se ai u sulmua nga vëllai i tij, Princi William.

“S’është historia ime por e shokut tim”, Luiz Ejlli mohon sëmundjen nga e cila tha se vuante!


Luiz Ejlli tronditi mbarë opinionin me rrëfimin e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP” dy ditë më parë, ku u shpreh se vuante nga një sëmundje e rrallë e cila kurohej vetëm në 11 klinika në botë. Por gjatë spektaklit të mbrëmshëm ai dukej konfuz dhe i mohoi fjalët e tij duke u shprehur se ajo ishte historia e një shokut të tij.

“Një ujkonjë si unë nuk është për djem si ty”, Shakira bën me turp Pique-në!

Shakirës nuk i del e keqja me ish partnerin e saj, dhe nuk ia harron lehtë tradhëtinë ish-futbollistit të Barcelonës, të cilin e sulmon sa herë që të mundet në rrjetet sociale e përmes këngëve.

Këngëtarja kolumbiane ka paralajmëruar publikimin e një këngë të re, e cila nxit aludimet se është krijuar për të goditur pikërisht Gerard Pique-në, me të cilin ka dy djem, Milanin dhe Sashën.

“Një gomarllëk, ia bëra vetes”: Luizi sqaron banorët mes lotësh, Kejvina e përqafon!

Luizi është përpjekur t`i sqarojë banorëve të Big Brother rrëfimin e bërë Kiarës mbi gjendjen e tij shëndetësore, të cilin më pas e mohoi, duke shkaktuar mjaft pështjellim jo vetëm brenda shtëpisë së famshme, por edhe mes ndjekësve të programit jashtë saj. Këngëtari tha sot mes lotësh se ishte shprehur gabim dhe se ndihet në faj.

Sondazh në BORDO; mbi 95% e ndjekësve përkrahin Luzin!

Luiz Ejlli është kthyer në kryefjalë të mediave që prej momentit që ai rrëfeu se vuante nga një sëmundje e rrallë. Këtë rrëfim ai e bëri te Kiara, te personi më i besuar në shtëpinë e “Big Brother VIP”, teksa i kërkoi që mos ta diskutonte me banorët e tjerë pasi nuk kishte dëshirë të viktimizohej. Luizi tha se arsyeja që ai kishte hyrë në BBV ishte pasi dëshironte të fitonte në mënyrë që të kurohej në Bergamo, pasi vuante nga një sëmundje e cila kurohej në vetëm 11 klinika të botës.

Ndërron jetë muzikanti legjendar, Jeff Beck!


Një nga figurat më të mëdha në skenën e rock-ut, i konsideruar si një nga kitaristët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, është padyshim Jeff Beck, i cili e filloi karrierën e tij si legjendë kur zëvendësoi, Eric Clapton, si kitarist i “The Yardbirds” në vitet ’60 dhe i cili vdiq këtë të mërkurë në moshën 78-vjeçare viktimë e meningjitit bakterial.

Ndërron jetë vajza e vetme e Elvis Presley në moshën 54-vjeçare!

Lisa Marie Presley, vajza e vetme e mbretit të Rock-ut, Elvis Presley, vdiq në moshën 54-vjeçare pasi pësoi një atak në zemër. Lajmi u bë i ditur nga “People”, i cili publikoi një deklaratë nga nëna e Lisa Marie, Priscilla Presley, ku konfirmon vdekjen e saj, “Me zemër të rëndë duhet të ndaj lajmin shkatërrues që vajza ime e bukur Lisa Marie na ka lënë. Ajo ishte gruaja më pasionante e fortë dhe e dashur që kam njohur ndonjëherë. Ne kërkojmë privatësi ndërsa përpiqemi të përballemi me këtë humbje të thellë. Faleminderit për dashurinë dhe lutjet. Nuk do të ketë koment të mëtejshëm në këtë moment”.

Ambulanca në Big Brother, çfarë i ndodhi Kiara Titos?

Duket se moderatorja Kiara Tito ka pësuar një incident brenda shtëpisë së BBVA, mjaftueshëm serioz sa për të thirrur ambulancën. Ajo ka qenë duke luajtur me karrigen, kur papritur është shembur në tokë dhe ka shpërthyer në lot. Banorët janë lajmëruar menjëherë që të mos e lëvizin nga vendi moderatoren, ndërsa ambulanca dhe ekipi me mjekë ishin njoftuar dhe po shkonin drejt shtëpisë për t’i dhënë ndihmën e nevojshme.

Fituan “Këngën Magjike”, Juliana Pasha mbështet Luiz Ejllin: I uroj të ketë..

Një nga këngët më të bukura të Luiz Ejllit është projekti muzikor “Sa e shite zemrën” të cilën e ka kënduar me Juliana Pasha në “Kënga Magjike”, ku u shpallën edhe fitues.

Në këto ditë që Luiz Ejlli ka qenë kryefjala e mediave dhe gjithë opinionit publik, të shumta kanë qenë mesazhet edhe për këngëtaren Juliana Pashën. Ka qenë vetë këngëtarja që e ka treguar këtë gjë me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram.

Veshjet luksoze të Kiara Titos në “Big Brother”: 6700 dollarë xhupi dhe bluza!

Moderatorja Kiara Tito është kthyer në një nga banorët më të përfolur të “Big Brother VIP”, kjo për shkak të raportit të saj me Luizin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe gjithashtu për shkak të rrëfimit që këngëtari bëri me të, për sëmundjen e rrallë nga e cila tha se vuan.

Ajo që vihet re dhe që ka tërhequr edhe vëmendjen e ndjekësve gjithashtu, është se Kiara është e apasionuar pas veshjeve, e cila edhe në shtëpi zgjedh të veshë rroba të shtrenjta. Rrobat e veshura nga moderatorja në “Big Brother” janë veshje të markave “brand”, të njohura në botën e VIP-ave.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF