Edhe pse është shoqe me Kejvina Kthellën, të cilën dhe e mbështeti fillimisht në BBV, Arta Nitaj ka ndryshuar mendim pas sjelljes së modeles brenda shtëpisë së famshme dhe debateve të fundit në të cilat ajo është përfshirë.
Modelja e njohur kosovare, përmes një postimi të bërë së fundi në llogarinë e saj në Instagram, i ka dalë në krah moderatores Kiara Tito.
“Kiara, niveli më i lartë i edukatës, bravo”, ka shkruar Arta.
Postimi i saj erdhi pas përplasjeve që Kejvina pati me moderatoren, e cila u prek aq shumë sa nuk i mbajti dot lotët. Kiara sqaroi se nuk e përkrah dhunën dhe nuk dëshiron të përcjellë mesazhe të gabuara në publik.