Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho, është shpallur “Artistja më e mirë ndërkombëtare e vitit”. Lajmin e bukur këngëtarja e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin e saj social Instagram, ku shkruan, “Shumë i nderuar që jam: Artistja e Vitit në Çmimet Ndërkombëtare të Muzikës Klasike 2023.
‘Me bukurinë unike të zërit të saj të lavdishëm, të udhëhequr në mënyrë të sigurt dhe shkëlqyes vezullues, Ermonela Jaho magjeps me estetikën e saj të pastër vokale. Por kjo është vetëm njëra anë e artit të madh të këngëtares, tjetra është prania e saj teatrale elektrizuese.
Pak këngëtarë e arrijnë një shkallë të tillë të lartë të identifikimit me rolet e tyre, një vërtetësi kaq totale dhe emocion thellësisht prekës. Pasi del në skenë, Ermonela Jaho hedh si një mantel personalitetin e saj dhe mishëron plotësisht personazhin që duhet të interpretojë’, thuhet në postim.
Ndërkohë faqja zyrtare e “Opera Rara” teksa ka ndarë lajmin e bukur ka shkruar, “Urime @ermonelajaho, për çmimin e Artistit të Vitit 2023 ICMA. “Pak këngëtarë arrijnë një shkallë kaq të lartë identifikimi me rolet e tyre, një vërtetësi kaq të plotë dhe një emocion të thellë emocionues”.
View this post on Instagram