Rebecca Restrepo, një nga ekspertët më popullore të në botë, ka zbuluar mënyrën tmerrësisht të thjeshtë për një lëkurë që shkëlqen për së largu!
Në të vërtetë, të gjithë e dimë që uji është i rëndësishëm në trajtime e bukuri, dhe është një çelës për lëkurë të mirë e të hidratuar, por paska dhe një marifet shtesë që e përfshin, të cilin nuk e kishim dëgjuar më parë.
Këshilla e Rebecca-s është që në kremin tuaj pudër të shtoni një pikë uji para se ta aplikoni në fytyrë – kështu arrihet një bazë më e njomë dhe dukje më e shkëlqyer e saj.
Më e mira është që kremin pudër ta hidhni më parë në dorë dhe në të të përzieni një pikë ujë, pastaj me sfungjer apo me gishta ta hapni në fytyrë.