10.5 C
Tirana
E hënë, 27 Mars, 2023
spot_img

VIDEO/ Në ditën e saj të lindjes, Luiz Ejlli surprizon Kiarën në mënyrën më të bukur!

Moderatoja e njohur Kiara Tito feston sot ditën e lindjes e saj në një mënyrë krejt të veçantë pasi ndodhet brenda shtëpisë së Big Brother VIP”. Në mesnatë ajo mori një surprizë shumë të bukur nga Luizi, i cili i këndoi këngës Ed Sheeran “Perfect”.

Kiara u ngjit në skenë dhe kërceu me Luizin e përqafuar, ndërkohë që banorët po i shoqëronin me duartrokitje. Më pas ata shkëmbyen puthjet e premtuara: ai e puthi në ballë, ndërsa Kiara në faqe.  “Jam shumë e lumtur që ditëlindjen time të 27, po e kaloj me familjen time të re që është Big Brother VIP”, tha Kiara Tito, teksa fiku qirinjtë e tortës.

Një tjetër surprizë që Kiara mori për ditëlindje ishte një videomesazh nga familjarët e saj, të cilët i uruan dhe dedikuan fjalë të bukura  njeriut të tyre të zemrës. “Je motra më e bukur në botë”, tha vëllai i vogël Kiarës gjatë videomesazhit.

Pas debateve që Luizi dhe Kiara kanë patur kunddrejt njëri-tjetrit, duket se kanë gjetur një rrugë komunikimi mes tyre. Një natë me herët ata kanë qëndruar në krevatin e Kiarës dhe kanë biseduar deri në orët e para të mëngjesit.

“Po të mos ishe ti kjo shtëpi nuk do të kishte kuptim. Nuk po ta them për të të bërë qejfin. Ke një lloj humori, përveç gjërave që të kam thënë, që mua më shkrin dhe dua të qesh”, i tha Kiara Luizit. Mbetet për t’u parë nëse mes tyre do të nisë një romancë gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri..

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit