8.5 C
Tirana
E hënë, 27 Mars, 2023
spot_img

I fejuari e la pasi u diagnostikua me kancer, vajza nxjerr në ankand fustanin e nusërisë!

Një modele meksikane ka tërhequr vëmendjen me historinë e trishtë të saj. Vetëm dy muaj pasi u diagnostikua me kancer në gji, i fejuari e braktisi. Lucero Vega, 24 vjeçe nuk e ka bërë publik emrin e partnerit të pashpirt, por gjesti i tij po dënohet gjerësisht.

Vajza thotë se tani po nxjerr në ankand fustanin e saj të nusërisë për të mbledhur para për trajtimin e semundjes. Bukuroshja me sy kafe ka humbur flokët e saj që nga fillimi i kimioterapisë. Ajo tregon se i fejuari fillimisht ishte mbështetës pas lajmit shokues për kancerin.

Por më pasi ai ndryshoi krejtësisht dhe sikur të mos mjaftonte kjo, Vega mësoi se edhe babai i saj ishte diagnostikuar me kancer të lëkurës. Partneri nuk iu gjend pranë pikërisht në momentet më të vështira të jetës së saj.

Modelja u detyrua të fillonte vetë trajtimet e kancerit dhe po përballet me seancat e vështira të kimioterapisë. Megjithatë, pavarësisht se u braktis në një moment të vështirë, Vega thotë se ajo nuk mbart asnjë mëri ndaj ish-it të saj dhe i uron atij të ketë vetëm të mira.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit