“Fashionistat”, palltot këtë dimër i mbajnë kështu!  

Thjeshtësi minimaliste: kjo është kryefjala e këtij sezoni, kur diskutohet për palltot dhe përshtatjen e tyre me pjesën tjetër të garderobës. Jemi në dimër, ajo që me siguri e bën të bukur (edhe më të ngrohtë) është një pallto mirë e kombinuar që ju bën që të dukeni perfekt me stil. 

Këtë sezon, përfundimisht në trend janë palltot e gjata e mesatare me linja të thjeshta e prerje drejt, mundesisht me përbërje leshi, kashmiri ose edhe thjesht përzierje e materialeve. 

Kur është fjala për ngjyrat – të gjitha nuancat e toneve të dheut janë hit absolut, por e bardha dhe e hirta janë të pashmangshme – të cilat përshtaten perfekt me shumicën e ngjyrave që kemi në dollap.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article