Edhe pse nuk do të kishte ndonjë gjë të keqe të pranonte të kundërtën, Olta Gixhari pretendon se nuk e dëshiron patjetër fitoren e Big Brother për çmimin e madh, 100.000 euro. Aktorja befasoi me pohimin e fundit se për standardet e saj të jetesës, 100 mijë euro nuk janë asgjë.
“100 mijë euro nuk më duket ndonjë shifër për t’u çmendur, ti nuk merr kurrë 100 mijë euro, ka taksa. Edhe 85 mijë euro nuk më duken shumë, aq një makinë mund të blesh. Kjo nuk ka lidhje me fitoren, se unë mund t’i marr lekët dhe t’i çoj për bamirësi. 80 mijë euro nuk është një shifër që të ndryshon jetën.
Le të themi që ne të dy nuk kemi të njëjtin standard jetese. Me standardin e jetesës që kam unë, 80 mijë euro janë shumë pak. Nëse e merr si tangërllik, merre”– tha Olta.
Ky pohim vjen vetëm pak kohë pasi aktorja deklaronte me të madhe se do të jetë ajo fituesja e Big Brother Vip, dhe teksa foli me një nga konkurrentët e tjerë, Bjordin, i cili po e përjeton për herë të dytë këtë eksperiencë, tha “zemër nuk llogaritet finalja unë do fitoj”.