Rudina Magjistari është jo vetëm një nga moderatoret më të mira të ekranit shqiptar, por edhe më të dashura për mbarë publikun. Ajo prej vitesh drejton programin “Rudina”, duke qenë shoqërusja më e mirë për të gjithë ata që kafen e pasdites e pinë para ekranit të televizionit Klan, duke dëgjuar e shijuar temat e diskutimet aq interesante të programit të saj.
Me një karrierë të gjatë në televizion, programet që Rudina ka drejtuar janë padyshim të shumta. Së fundmi duket se vetë ajo është bërë nostalgjike duke u kthyer pas në kohë dhe duke publikuar një video të realizuar gjatë programit, “Taksi e rezervuar”.
“Prishtinë, 2004 për “Taksi e rezervuar”, ka shkruar Rudina krah postimit që ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram. Moderatorja është kthyer 18 vite pas dhe duket kaq e bukur si në portret ashtu edhe në veshje.