KreuStil Jetese

Martohet në ditëlindjen e 93-të njeriu i dytë që shkeli në Hënë


Ai përmes një postimi në Twitter njoftoi se ka organizuar një ceremoni të vogël në Los Angeles, me rastin e martesës me parterën e tij prej shumë vitesh, 63-vjeçaren, Anca Faur.

Ai u tha ndjekësve se ata të dy ndihen aq të emocionuar, sikur të ishin adoleshentë, teksa ndau edhe dy fotografi nga dasma, shkruan The Guardian.


“Në ditëlindjen time të 93-të kam kënaqësinë të njoftoj se dashuria ime prej kohësh, Anca Faur dhe unë jemi martuar. Ne u martuam me një ceremoni të vogël private në Los Anxhelos dhe jemi po aq të emocionuar sa adoleshentët”, është shprehur ai.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF