“Deri 4 vjec, nuk flisja fare”: Bëhet virale videoja e vjetër e Luiz Ejllit!

Luiz Ejlli është kthyer në një nga personazhet më të pëlqyer nga Big Brother VIP Albania. Këngëtari ka fituar zemrat e të gjithëve që me hyrjen që pas hyrjes në këtë format, duke tërhequr vëmendjen me batutat, debatet që ngjall dhe zgjuarësinë e tij.Vëmendja tashmë është shumë e madhe për të, dhe ndjekësit po “gërrmojnë” edhe në të shkuarën për të gjetur copëza nga jeta e tij.

Në TikTok së fundi është bërë virale një video e Ejllit, në të cilën ka treguar se nuk kishte folur katër vjet.

@rtvoranews “Deri 4 vjeç nuk kam folur, as tingull nuk kam nxjerrë!” E dinit historinë e Luiz Ejllit #rtvora #luizejlli #mjeku #LuizEjlli #bigbrothervip #trending #omg #xyzbca #viral #viraltiktok #albania #shqipe #shqiptar ♬ original sound – Ora News

 “Deri në katër vjeç unë nuk kam folur fare, as tingull nuk kam nxjerrë nga goja dhe ato katër vite kanë qenë vite torture për prindërit e mi, sepse thonte nëna në moment që ti ishe fjet ne nuk e dinim a je duke qarë apo bërtit, a je zgjuar sepse nuk lëshojshe tingull”, është shprehur artisti.

 “Katër vjet kështu dhe pas katër viteve, çfarë ka a është shëndoshë, por nuk e dinim pse nuk flet, asnjë lloj tingulli për katër vjet dhe kemi qenë në darkë diku që më ka treguar nëna, aty kam thënë për herë të parë mama, baba, dada për motrën dhe që nga ajo natë ka thënë nëna nuk tu ka mbyllur më goja dhe nuk je ndalur më”, ka thënë më tej ai.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article