Humbja e të atit dhe sëmundja e nënës: Xhani Shqerra prek me rrëfimin e ndjerë!

Ka lënë pas moderimin, impostimin, fokusin tek kamera dhe për disa minuta shoëman-i Xhani Shqerra si rrallëherë i zhveshur nga çdo lloj filtri ka bërë një rrëfim të ndjerë për prindërit e tij. Përpos pamjes së tij të patëmetë, duket se brendia e moderatorit të njohur ka plagë e boshllëqe që as koha s’ka fuqinë t’i shërojë.

I ftuar në programin ‘S’e luan topi’ Xhani zbuli disa të pathëna për jetën e tij, rrëfim që preku jo pak publikun. Për çdo djalë babai është heroi dhe busulla mbështetëse përgjatë gjithë jetës, por fatkeqësisht Xhani e ka humbur busullën e tij në moshë fare të vogël. Kur Xhani Shqerra ishte vetëm 6 vjeç, i ati u nda nga jeta pas një beteje të gjatë me sëmundjen SLA (Skleroza amiotrofike laterale).

“S’kisha nisur as klasën e parë kur babi u sëmur. Edhe pse mami apo gjyshet mundoheshin të na e lehtësonin situatën, unë e kam përjetuar dhe isha i vetëdijshëm që im atë ishte sëmurë. Humbja e tij është një boshllëk që mbetet me mua në çfarëdo moshe të jem, edhe kur të shkoj 60 vjeç apo më shumë.”; tregoi Xhani

Përpos trishtimit e boshllëkut që ka lënë tek moderatori dhe modeli humbja e të atit, me kohën ai ka ditur që këtë humbje ta kthejë në forcë, në forcë për t’i bërë i vetëm ballë jetës gjithmonë me një buzëqeshje të madhe në portret.

Në jetën e Xhanit ka një pikë të dobët dhe ajo është nëna e tij. Ata jetojnë sëbashku në një shtëpi, dhe kjo bashkëjetesë është sa e bukur dhe e mbushur me dashuri, aq edhe e trishtë për faktin se e ëma vuan nga një sëmundje që e detyron të jetojë me aparaturë oksigjeni. Gjatë bisedës moderatori rrëfeu se edhe pse e ëma e ka të pamundur të marrë frymë pa aparaturë, ajo vijon të kujdeset për të birin edhe në ato kushte shëndetësore, dhe në sytë e të Xhanit ajo është heroina e jetës së tij.

Xhanin jemi mësuar ta shohim shpesh në ekran, shtatlartë, simpatik, përherë të kuruar, tejet i kujdesshëm në ato që thotë, por  për fisnikërinë dhe vërtetësinë e një rrëfimi të tillë jete do ta duartrokasim më shumë se çdo herë tjetër.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article