Kylie Jenner u shfaq me një kokë gjigande luani të lidhur me fustanin e saj të zi gjatë paraqitjes së pazakontë në shfaqjen e mbushur me yje të Schiaparellit gjatë Javës së Modës në Paris.Ylli i realitety show-t, bëri kokat të kthehen me aksesorin e saj të madh. Kafsha e rreme ishte qepur në pjesën e përparme të një fustani të zi prej kadifeje elegant që nxirrtë në pah format e saj me dizajnin elegant pa rripa.
Kylie e kishte kompletuar look-un me një palë këpucë në ngjyrë floriri dhe një cantë me lëkurë gjarpri. Flokët i kishte kapur lart, me një stil mjaft të vëcantë, ndërsa kishte preferuar të bënte një grim joshës për këtë event.
Nëna e dy fëmijëve u sigurua që do të tërhiqte vëmendjen e të pranishmëve me aksesorin e madh teksa mbërriti në shfaqje.
E gjithë kjo vetëm vetëm dy ditë pasi Kylie zbuloi se djali i saj 11 muajsh quhet Aire, që do të thotë Luani i Zotit. Manjatja e kozmetikës dhe ish-partneri i saj, reperi Travis Scott, fillimisht e kishin quajtur djalin Wolf, por vendosën të ndryshojnë emrin e tij pasi dolën në përfundimin se nuk i përshtatej personalitetit të tij.