Celulit? E kujt i bëhet vonë? Aktorja “sfidon stereotipet”, nxjerr fotot pa filtra!
Duaje trupin tënd, pranoje veten ashtu sic je, e me këtë moto, aktorja Nadia Sawalha postoi në internet foto pa filtra të saj, duke marrë për këtë veprim, përgëzimin e shumë ndjekësve.

Ylli i Loose Women, u zhvesh me të brendshme dhe inkurajoi ndjekësit të mos e vuajnë pamjen fizike nëse nuk u duket perfekte. “Unë vetë e vuajta për vite tëra kur isha më e re, por tani e pranoj veten kështu sic jam, me celulit e me të gjitha”, rrëfeu ajo.

“Sa shumë kam qarë, sa shumë jam dëshpëruar, sa shumë kohë kam kaluar duke urryer veten..fotoja bardh e zi është shkrepur 20 vjet më parë…Sa e palumtur isha atëherë..sa e dëshpëruar të mbuloja trupin tim…”, vazhdon plot sinqeritet.

“Tani që i shoh fotot dekada më vonë them se e gjitha ka të bëjë më pranimin e jo me vetëbesimin, sa e pranon ti veten tënde, sa pozitive je për trupin tënd. Kur e arrin këtë pranim, atëherë mund të them se po, ti gjen gëzimin e vërtetë”, shtoi më tej.