Reagon noteri që foli për licencën e Luizit: Top Channel më preu intervistën, e nxori nga konteksti

Nënkryetari i Dhomës Kombëtare të Noterëve, Fatmir Laçej, ka reaguar pas transmetimit të intervistës së tij në “Big Brother VIP Fan Club”, dhe pas reagimit publik për shkak të qëndrimit të tij. Intervista u cilësua nga mbarë opinioni si cenim i privatësisë së një prej banorëve të “Big Brother VIP”, konkretisht Luizit.

Me anë të një postimi Fatmir Laçej ka sqaruar se intervista e tij është prerë dhe është nxjerr nga konteksti. Ai thekson se ka folur fjalë të mira për Luizin dhe heqja e licencës ka qenë vetëm për faktin se zyra e Luzit ka qëndruar mbyllur për një periudhë 60 ditore të përsëritur dhe jo për arsye shkelje nga ana e tij.  “Të dashur fansa të Luizit. E ndjej të domosdoshme të bëj një sqarim.. Qëllimi im në intervistën e dhënë ka qenë pozitiv. Të nxjerr në pah vlerat e Luizit dhe të sqaroj marrëdhëniet e tij me ushtrimin e profesionit të noterit…

Në intervisten time kam theksuar se në momentin e ndarjes së licencave në Ministrinë e Drejtësisë kam dhënë disa porosi për të gjithë të licencuarit. Të gjithë i pritën mirë, por ishte Luizi që më ndaloi dhe më përgëzoi e falënderoi për këshillat e dhëna dhe në sytë e ketij djaloshi unë pashë entuziazmin, pasionin e përgjegjësinë për detyrën e re që po merrte. Po ashtu kam theksuar se gjatë ushtrimit të detyrës Luizi si noter nuk ka pasur aspak probleme.

Kam sqaruar se Luizit i është hequr licenca nga Ministria e Drejtësisë vetëm për faktin se për një periudhë të përsëritur 60 ditore nuk e ka mbajtur zyrën hapur, gjë e cila është në kundërshtim me nenin 63 të ligjit “Për Noterinë”. Po ashtu kam theksuar se në komunitetin tonë ne kemi shquar Luizin si një djalë simpatik që ndjellte gëzim në çdo mjedis tonin.

Intervista ime ishte e gjatë me pyetje-përgjigje dhe nuk e kuptova përse ishte reduktuar në 2-3 fjali dhe për më tepër në vazhdim të qëndrimit të intervistës së dhënë nga i intervistuari i mëparshëm. Është e drejtë e redaksisë së televizionit të reduktojë intervistën, ashtu siç është e drejta ime ta paraqes atë ashtu siç e kam dhënë”, shkruan Laçej.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article