Rita Ora flet për herë të parë për marrëdhënien treshe!

Në vitin 2021, paparacët fotografuan Waititi, Thompson dhe Rita Orën duke u puthur me njëri-tjetrin ndërsa po festonin në Sydney. Fotot u bënë virale në mediat sociale, dhe fansat besonin se të famshmit ishin në çift. Së fundmi Rita Ora mohoi idenë se ka qenë çift me Tessa Thompson dhe Taika Waititi.

Tre yjet u fotografuan duke u puthur me njëri-tjetrin, dhe Rita së fundmi tha për “GQ Hype” se ajo i injoroi komentet sepse ishte “absurde” që fansat mendonin se ajo ishte në një çift me Taika Waititi dhe Tessa Thompson. Në atë kohë, Ora dhe Waititi thuhet se ishin në lidhje, ndërkohë, Thompson po xhironte filmin e radhës të regjisorit të Marvel, “Thor: Love and Thunder”.

Për herë të parë që kur fotografitë u bënë virale, Ora i është përgjigjur komenteve të fansave nëse treshja ishte në çift. “Unë thjesht zgjodha të mos e pranoj këtë sepse është qesharake”, tha Ora për GQ Hype. “Unë mendoj se kur disa gjëra janë kaq absurde, dhe është e vështirë t’i kuptosh, thjesht duhet t’i injorosh. Unë kam marrë këtë qasje për shumë gjëra, pasi nuk dua të përdorë energjinë time në gjithçka. Kjo është inekzistente. Është njësoj si të përpiqesh të shpjegosh diçka që nuk ka ndodhur do të thotë se po ushqehesh me asgjë”.

Ora vazhdoi duke thënë se fotografia thjesht tregonte një grup miqsh që “kalonin mirë” dhe jo një lidhje të fshehtë, “A keni qenë ndonjëherë aq të pirë, saqë kushdo ju duket si shok i ngushtë? Ditën tjetër pastaj, as nuk e dini se me kë keni folur për orë të tëra. Fotot që kanë dalë tregonin disa miqsh që po kalonin bukur. Ishim shumë të çlirët me njëri-tjetrin”.

Ndërsa Thompson nuk ka bërë asnjë koment për puthjen, në vitin 2021. Vitin e kaluar, pati raportime nga publikime të shumta, duke përfshirë “Daily Mail” dhe “People”, se Waititi dhe Ora u martuan gjatë verës, ndërkohë çifti ende nuk e ka konfirmuar këtë.

 

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article