Shqetësuese apo art?! Marka e njohur ndan rrjetin në dy pjesë!

Java e Modës në Paris ka nisur me diskutime e polemika që kanë  mbërthyer gjithë rrjetin. Koleksioni i ri Vjeshtë/ Dimër 2023/2024 i shtëpisë së modës Schiaparelli është bërë shkak që komentuesit në rrjet të shpërthejnë në lum sharjesh dhe ofezash për shkak se disa prej modeleve kishin në veshjet e tyre koka kafshësh. Nga Naomi Campbell, Irina Shayk e Shalom Harloë u paraqitën me krijimet e Schiaparelli, të veshura me fustane të cilët kishin si dekor kokë luani, leopardi dhe ujku.

Jo, ato nuk ishin koka të vërteta kafshësh dhe po një pjesë e mirë e publikut u shqetësua nga ato pamje. Ndonëse shtëpia e modës sqaroi se asnjë kafshë nuk është dëmtuar për të realizuar ato veshje, për pjesën më të madhe të publikut pasarela e Schiaparelli në Javën e Modës në Paris u cilësua si shokuese dhe tejet shqetësuese. Animalistë, njerëz të thjeshtë, emra të njohur të showbiz-it të huaj por edhe atij shqiptar e kanë cilësuar këtë koleksion si të papërshtatshëm, të tmerrshëm dhe si trofe gjahu kafshësh.

Armina Mevlani dhe Dorina Mema kanë qenë dy prej emrave të njohur në vendin tonë që nuk e kanë përkrahur aspak këtë koleksion duke e cilësuar si tejet shqetësues. Nga ana tjetër për një pjesë të publikut ky koleksion është thjesht art që nuk ka të bëjë aspak me vrasjen e kafshëve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Armina Mevlani (@armina_mevlani)

Në një reagim të shtëpisë së modës thuhet se kokat e kafshëve janë të gjitha krijime me dorë dhe çdo pjesë, e frymëzuar nga Komedia Hyjnore e Dante Alighieri, u krijua duke përdorur lesh, mëndafsh, shkumë deti, rrëshirë dhe materiale të tjera.

Megjithatë shënimi nuk i ndaloi shikuesit në internet të shkonin në seksionin e komenteve dhe të shprehnin zemërimin e tyre, siç edhe nuk ndaloi ata të tjerët që nuk preferuan ta përzienin artin me vrasjen e kafshëve.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article