Romanca mes Luizit dhe Kiarës mesa duket ka nisur zyrtarisht, dhe shumë shpejt ata do të jenë çift në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Ata prej pak orësh janë futur në dhomën e bebes së vogël, të quajtur Arbana, për t’u përkujdesur për të.
Qëndrimi në një dhomë veçmas në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka shërbyer që ata të zhvillojnë shumë biseda, mes të cilave edhe ndjesitë që Kiara ka karshi Luizit. Në momentet kur ata përpiqeshin të qetësonin beben, mes tyre pati shumë batuta, puthje e përqafime. Kur ata putheshin e përqafoheshin, ‘fëmija’ i tyre lumturohej dhe qeshte. Ata madje bënë edhe një foto familjare.
Luizi e ka pyetur gjithmonë Kiarën se çfarë ndjen për të, por ajo i është përgjigjur duke i thënë se e ka shumë xhan, ose në raste të tjera, thjesht është shmangur. Kiara i tha Luizit se e ka shumë përzemër, por edhe se ai e acaron shumë atë.
Sipas Kiarës, fakti që ajo shfryhet tek ai kur është me nerva, nënkupton që e ka përzemër, pasi vetëm me këta persona, mund të hapet për çështje të ndryshme.