11.5 C
Tirana
E hënë, 20 Mars, 2023
spot_img

Atdhe Xharavina tregon arsyen përse nuk flet me Andi Artanin, që e konsideronte “vëlla”!

Ishin aq të afërt me njëri-tjetrin, sa Ardhe Xharavina e konsideronte “vëlla” Andi Artanin, por sot ata nuk flasin më me njëri-tjetrin. Raporti i ftohtë i dy banorëve të Big Brother VIP Kosova është kthyer së fundmi në temën e diskutimit si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë.

Mesa duket kjo krisje e miqësisë mes tyre vjen shkaku i një femre, Sara Malajt, që ka qenë ish-e dashura e Atdheut, e me të cilin Andi është takuar një ditë pas ndarjes. I pyetur nga fansat, konkurrenti nga Gjakova ka dhënë versionin e tij të ngjarjes.

“Kur më ka thënë Andi a ka mundësi t’i shmangem dikujt, unë i kam shmangur. E kam pasur vëlla”, tha Atdheu.

Pohimi i tij erdhi si pasojë e faktit që banorëve të Big Brother VIP Kosova u janë transmetuar në ekran disa pyetje që fansat nga jashtë i kanë parashtruar për ta, së cilave më pas u janë përgjigjur.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit