E ftuar në “Heart Radio Breakfast”, Rita Ora foli për këngën e saj të re “You Only Love Me”. Por këngëtarja e njohur nuk i shpëtoi dot pyetjes nëse ka ldhur kurorë me regjisorin e njohur, Taika Waititi. Përgjigjja e saj ishte e sinqertë.
“Po, jam martuar. Zyrtarisht, kam dalë nga tregu. Zgjodha ta mbaja private”, tha artistja.
Rita dha dhe disa detaje mbi dasmën, ndonëse nuk foli dhe aq gjatë për këtë gjë, të cilën duket kanë zgjedhur bashkarisht ta mbajën sa më private.
Për sa i përket ceremonisë, tha se: “Ishte perfekte. Ishte pikërisht ashtu siç e doja: e bukur dhe perfekte…Më falni që nuk jam edhe aq interesante”, u shpreh Rita, ndërsa premtoi se një ditë do të bëjnë një festë të madhe, të cilën do ta marrin vesh të gjithë!Më tej, u përmend dhe cështja e mbiemrit. “Patjetër që e kam menduar të marr mbiemrin e tij, por kam punuar shumë për mbiemrin Ora. Ende nuk e kam vendosur”, saktësoi Rita.