Edhe pse u duk se ishin shujmë pranë puthjes, ajo nuk erdhi. E teksa të gjithë presin këtë gjest si konfirmim të lidhjes së Kiarës me Luizin, mikesha e ngushtë e saj befasoi me pohimin se dëshiron të kundërtën.
Liesa Haxhiasllani thotë se e sheh këngëtarin si mik të moderatores, por jo si partner, e madje shpreson që një puthje mos të ndodh kurrë.
Kiara dhe Liesa kanë një miqësi disa vjecare dhe padyshim, i urojnë më të mirën njëra-tjetrës.
Ndërkohë, tek një pyetësor për mendimin që kishin njerëzit për rrëfimin e jetës së Luizit, ra në sy komenti i hallës së Kiarës, që duket e shikon me pikëpyetje figurën e Luizit dhe lidhjen e tyre.