KreuCelebrity

Humbi dy familjarët, nëna e Zhakut emocionohet nga e bija: Gëzoju jetës, edhe pse s’është aq e lehtë!

Aktorja e njohur Ermira Gjata, ka qenë e ftuar këtë të enjte te “Rudina” për të folur për librin që ka publikuar librin e saj “Shtëpia te porta e kalasë”, për procesin e krijimit por edhe lexueses së parë të tij, e cila është vajza, Inida Gjata ose siç e njohim të gjithë, Zhaku. Ajo ka rrëfyer se ardhja në jetë e nipit ka qenë një shtysë e madhe për të vazhduar, sidomos pas dy humbjeve të rënda familjare.

“Mua më ndodhën edhe dy fatkeqësi të tjera, na la babi, po ajo që na dhembi më shumë, vëllai iku në mënyrë të menjëhershme. Ai qe i vetmi që rrinte në Elbasan, Fatjoni dhe nuk ka shumë, ka 4 muaj se po mos të kishte ndodhur kjo, unë do ta kisha kënduar këngën për… Dhe më vjen keq se mezi  po prisja që ta lexonte ai, por shyqyr kam një motër dhe një vëlla të cilët më mbushin dhe me të cilët jam krenare sepse ndjekin çdo krijim timin.

Zhaku, vajza e aktores i ka dërguar një videomesazh surprizë nënës së saj për këtë ditë të rëndësishme nga i cili ajo është prekur, “E dashur mamushi! Gjatë këtij mesazhi do të dëgjosh edhe zërin e ëmbël të nipit tënd të dashur, Amonushit, i cili kënaqet aq shumë sa herë që flet me ty. Nuk po e nxjerr tani se nuk dua të ma marrin mësysh, por ti e sheh çdo ditë, kështu që ti flet me të dhe ai flet me ty. Tani ai është i lumtur dhe i gëzuar, unë i thashë që ti ke nxjerrë librin po nuk e di sa e ka kuptuar.

Gjithsesi do të doja vetëm që të uroja në këtë ditë të veçantë tënde, jo vetëm për librin e mrekullueshëm që ke shkruar për të cilin të uroj shumë suksese dhe uroj që jo vetëm të bjerë në dorë të lexuesit të duhur, por edhe të gjejë regjisorin e duhur ose regjisoren e duhur për t’u shndërruar në një film të mrekullueshëm sepse është një histori shumë e bukur dhe jam shumë e lumtur që më në fund e realizove.

Edhe pse ke patur një vit shumë të ngarkuar emocionalisht, me plot luhatje emocionale të thella nga humbjet e njerëzve më të dashur deri te lindja e nipit tënd, pra e të bërit  gjyshe, pra nga ekstremi në ekstremi në një kohë pak të shkurtër dhe megjithatë tregove forcë, kurajë, e përballove me shumë sukses, jam shumë krenare për ty që je në kulmin e aktivitetit tënd artistik tani edhe me librin, të cilin vërtet uroj që ta lexojnë sa më shumë dhe sigurisht, uroj që të bëhet film. Megjithatë ne të gjithë si familje të urojmë shumë sukses, të duam shumë, vazhdo ec përpara, krijo, ji kjo që je, vazhdo dhe gëzoju jetës,edhe pse ndonjëherë nuk është edhe aq e lehtë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF