Moderatorja Kiara Tito është kthyer një prej personazheve më të përfolur të shtëpisë së Big Brother VIP Albania, jo më shumë për shkak të lojës së saj sesa prej vëmendjes së madhe që ka marrë nga këngëtari Luiz Ejlli. Ajo po kështu ka qenë prej kohësh e përfolur për lidhjen e dikurshme me këngëtarin nga Kosova, Butrint Imeri.
Pavarësisht se ka kërkuar disa herë që në shtëpi të mos diskutohet për ish-të dashurin e saj, Kiara në një moment së fundi“rrëshqiti” pa dashje duke bërë me dije se e ka ende në mendje Butrintin. E gjitha ndodhi kur banorët ishin në oborr dhe këngëtarja Nita Latifi po ekzekutonte këngë në versionin akustik me kitarë. Në një moment, asaj iu kërkua të këndojë një këngë të Ledri Vulës, teksa në atë moment Kiara ndërhyn duke i thënë të këndojë këngën që kishte interpretuar një ditë më pare, thote Telegrafi. E kur Nita insiston të dijë se për cilën këngë bëhet fjalë, Kiara Tito i drejtohet duke thënë “Atë Dale Dale”.
At kengen dale dale ? #bbvipal pic.twitter.com/m2gccNdDTY
— ? (@berlindakomani) January 26, 2023