KreuCelebrity

Shakira gati për një tjetër këngë kundër Pique: Data e publikimit dhe gjithçka dimë!

Prej disa javësh emrat e Shakirës, Gerard Pique dhe Clara Chia, janë kryefjala e mediave në mbarë botën. Kolumbiania synoi të trazonte çiftin përmes teksteve të këngës së saj më të fundit, Music Session Vol.53. Në bashkëpunimin e saj me Bizarrap, Shakira sulmoi gjithçka dhe të gjithë afër babait të dy fëmijëve të saj.

Ndërkohë që kënga është kthyer menjëherë në hit, është raportuar se artistja është duke përgatitur një këngë të re dhe ka zgjedhur një datë shumë të veçantë për ta publikuar. Shakira do të publikojë këngën e saj të re me Karol G më 2 shkurt, e cila nuk është thjesht një datë, por dita kur këngëtarja kolumbiane dhe Pique festojnë ditëlindjen.

Siç u raportua në podcastin e Laura Fa dhe Lorena Vazquez “Mamarazzis’, Karol G dhe Shakira punuan shumë për këtë këngë. Ata e incizuan videoklipin në vetëm dy ditë, ku seancat zgjatën më shumë se 15 orë në ditë. Këngëtarja e famshme kolumbiane u mbështet nga Karol G pas publikimit të Music Session Vol.53.

Karol G mori pjesë në një ndeshje NBA midis Memphis Grizzlies dhe Los Angeles Lakers i veshur me një bluzë ku lexonte një frazë që ishte pjesë e tekstit në këngën e re të Shakirës. Raportimet e deritanishme jane që hiti i ri i Shakirës mund të përmbajë referenca për Pique në një mënyrë më delikate dhe më pak të drejtpërdrejtë.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF