KreuCelebrity

Si e shndërroi Jennifer Lawrence një skenë nudo në një përvojë të paharrueshme?

Të gjithë mund ta kujtojnë se Jennifer Laërence u bë e famshme me filmat e famshëm “The Hunger Games”. Vite më vonë, ajo vendosi të provonte një tjetër zhanër filmi dhe luajti në filmin “Red Sparroë”, në të cilin luan Dominika Egorova, një balerin që është rekrutuar nga autoritetet ruse për një program të veçantë spiunazhi. Dominika përdor të gjitha llojet e trukeve për të gjetur informacionin që kërkon, që ndonjëherë përfshin skena sensuale.

 

Ky film ka disa skena disi eksplicite dhe, megjithëse për disa aktorë kjo mund të jetë një problem, ky nuk ka qenë rasti për Laërence. Aktorja ka dhënë një intervistë për “Entertainment Tonight” dhe ka rrëfyer se nuk ka nguruar të ecë lakuriq nëpër set.

 

Duke diskutuar filmin e saj në Ellen DeGeneres Show, Lawrence pranoi se i pëlqente të xhironte skenat e lartpërmendura. “Për mua ishte me të vërtetë një skenar dhe histori e mahnitshme”, tha Laërence. “Më pëlqeu personazhi dhe thjesht nuk doja ta humbisja për shkak të pasigurive të mia të çuditshme, kështu që e bëra dhe ishte vërtet i bukur”.

 

 

Shumica e anëtarëve të ekuipazhit tashmë e njihnin atë nga “The Hunger Games”, gjë që e bëri atë të ndihej më rehat. Laërence zbuloi gjithashtu se kolegët e saj do të zgjoheshin herët për të ndezur ngrohjen sepse ishin në mes të dimrit hungarez dhe ajo u ankua se kishte ftohtë.

 

Duhet theksuar se katër vite më parë aktorja ka qenë një nga viktimat famëkeqe me fotot nudo të të famshmëve. “Pasiguria dhe frika për t’u gjykuar, për t’u zhveshur, ajo që kam kaluar, a duhet të diktojë vendimet që marr për pjesën tjetër të jetës sime?”, tha ajo në premierën e Red Sparrow.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF