KreuStil Jetese

Tea me humbje, “fluturon” Eni: Si kanë ndryshuar shifrat e ndjekësve në Instagram për banorët e BBV!

Tea me humbje, “fluturon” Eni: Si kanë ndryshuar shifrat e

Social Top 5”, një rubrikë e emisionit “Live From Tirana që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, ka llogaritur sesi ka ndryshuar mbështetja gjatë kësaj jave për banorët e BBV.

Në vend të dhjetë për këtë javë është Tea Trifoni. Për këtë javë ajo ka humbur 1 mijë ndjekës në Instagram

Bjordi Mezini është duke e përjetuar për herë të dytë eksperiencën e tij në shtëpinë e “Big Brother”. Ai ka fituar 100 ndjekës.

Teksa javën e kaluar ai ka qenë me humbje, këtë herë aktori Amos Muji Zaharia ka arritur që të rrëmbejë 200 ndjekës më shumë.

Xhonatan Islami është një nga hyrjet më të reja në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Për shkak të disa rregullave të thyera duke dhënë informacion nga jashtë banorëve, ai këtë javë është në nominim. Këtë javë ai ka fituar 436 ndjekës.

Dea Mishel është një nga banoret që duket se është kundër marrëdhënies së Kiarës dhe Luizit, duke e cilësuar atë si me energji negative dhe toksike. Ajo ka fituar 3 mijë ndjekës.

Një nga protagonistet e shtëpisë së “BBV”, padiskutim që është aktorja Olta Gixhari. Ajo njihet për natyrën e saj dinamike, përplasjet e forta me banorët e tjerë, ‘thumbimet’ dhe nxitjen e debateve. Aktorja ka shtuar 7 mijë ndjekës në Instagram.

Kiara Tito duket se vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së publikut për shkak të marrëdhënies së saj me Luizin. Kiara ka fituar 8 mijë ndjekës.

Efi Dhedhes kohët e fundit ka patur mjaft debate të forta me Oltën, por duket se nga një darkë e organizuar nga Vëllai i Madh ato i kanë qetësuar paksa gjakrat. Efi ka fituar 11 mijë ndjekës këtë javë.

Luiz Ejlli padyshim që është një ndër banorët më të fortë brenda shtëpisë dhe gjithmonë në qendër të vëmendjes së publikut. Ai ka fituar 17 mijë ndjekës këtë javë.

Eni Tare është banori që është larguar së fundmi nga shtëpia e “Big Brother VIP” dhe që na ka emocionuar të gjithëve me historinë e tij. Këtë javë Eni ka fituar 17,996 ndjekës.

 

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF