Big Brother Albania VIP mbajti një audicion në shtëpi mbrëmjen e djeshme, i cili u u moderua nga Kiara Tito. Në momentin kur videot u shkarkuan, performanca e Oltës nuk rezulton e pëlqyer pas shkarkimit në faqen e Instagramit në rrjetet sociale. Por pastaj, befas, nga mbi 2000 pëlqime, ajo kaloi në më shumë së 165 mijë pëlqime, në një kohë kur videoja vetë nuk kishte më shumë se 274 mijë shikime.
Kjo bëri të mendohej se fansat e oltës duket se po “blinin” like për ta bërë atë më të pëlqyerën. Luizit, nga ana tjetër, i janë shtuar edhe më shumë shikimet dhe klikimet në video. Gazeta Express ka bërë një verifikim të atyre që shënuan “like” në videon e Oltës, dhe ka parë se shumica e pëlqimeve kanë ardhura nga llogari që nuk kanë emra të shqiptarëve në të por emra të huaj.
Llogaritet ndërkohë se personat që kanë marrë më shumë “like” të vërtetë janë Luisi, Efi dhe Kiara. Në minutat e parë të postimit video ku këndonte Luizi ishte klikuar më shumë së një milion herë dhe kishte marrë afër 400 mijë pëlqime. Olta nuk kishte fare pëlqime dhe klikime dhe ishte pas Luizit, Valbonës dhe Maestros, Efit, Kiarës, Nitës, madje rezultonte ndër më pak të pëlqyerat. Por, pas një ore u shtuan më shumë se 160 mijë klikime dhe pas një shikimi u pa që shumica e këtyre klikimeve ishin “fake like” të bërë me boot.
Paskësaj, produksioni pezulloi votimet që u bënë pas emisionit të improvizuar në Talent Shoë Big Brother Albania VIP 2, dhe doli me një vendim zyrtar duke thënë se do t`ua linte banorëve vetë ta zgjidhnin të preferuarin.