Tom Brady ka humbur gati 10 kilogramë në mesin e procedurave të divorcit me bashkëshorten, modelen e famshme Gisele Bundchen.Gazetari i ESPN NFL, Jeff Darlington, nxorri lajmin për dobësimin e menjëhershëm të të Brad-it, teksa ai hodhi një “vështrim më të thellë” në vitin e trazuar të qendërmbrojtësit të Tampa Bay Buccaneers, si brenda dhe jashtë fushës së futbollit.
“Skuadra e Tampa Bay pati vështirësi këtë sezon. …Brady e di se fokusi i tij mendor ishte zhdukur për pjesën më të madhe të sezonit, ” tha Darlington në një video të postuar në Twitter, duke shtuar se sportisti ishte në rrezik “edhe nga humbja e befasishme e peshës”.
Prezantuesi televiziv shtoi për Brady, “Ai ndjeu ndonjëherë sikur ankthi i tij parasezonal i dha fund shanset e tij për sukses para se të fillonte sezoni i rregullt”.
Për vite me radhë, Brady ka ndjekur një regjim të rreptë diete dhe stërvitje të njohur si “Metoda TB12”. Kuzhinieri i yllit, Allen Campbell, më parë tha për The Post se në qendër të kësaj diete janë “zarzavate me gjethe të errëta, disa proteina shtazore të ushqyera me bar, si dhe bishtajore dhe drithëra”. Por stresi duket se ka qenë faktori kryesor që ka cuar në dobësimin e tij të skajshëm. Brad dhe Gisele shkuan drejt divorcit pas 13 vitesh martese.