KreuStil Jetese

Pesë misteret e pazgjidhura të Titanikut: Nga shpejtësia e madhe, tek rrethanat e vdekjes së kapitenit!

Pesë misteret e pazgjidhura të Titanikut: Nga shpejtësia e madhe,

Më shumë se 100 vjet pasi u mbyt ndërsa po kalonte Atlantikun në udhëtimin e saj të parë, RMS Titanic konsiderohet ende gjerësisht si anija më e famshme në histori. Anija luksoze oqeanike – në pronësi dhe e operuar nga kompania britanike Ëhite Star Line – u mbyt tragjikisht në orët e para të 15 prillit 1912 pas një përplasjeje me një ajsberg, duke vrarë rreth 1,517 nga 2,224 personat në bord. Mbetjet e saj tani shtrihen në fund të detit rreth 350 milje detare larg brigjeve të Neëfoundland, Kanada, megjithëse rrënojat delikate po përkeqësohen aq shpejt nën ujë sa mund të zhduken plotësisht brenda 40 viteve të ardhshme. Edhe pse shumë teori që rrethojnë rrethanat e fundosjes shkojnë në konspiracion, këtu janë pesë mistere të Titanikut – disa prej të cilave mund të mos zgjidhen kurrë.

Përse Titaniku po ecte aq shpejt?

Dihet mirë se Titaniku ishte pothuajse me shpejtësi të plotë kur vëzhguesit vunë re ajsbergun mbrëmjen e 14 prillit 1912. Anija  ‘e pambytshme’ po lëvizte me rreth 22.5 nyje ose 25 milje në orë, vetëm 0.5 nyje nën shpejtësinë e saj maksimale prej 23 nyjesh. Kapiteni i Titanikut, Edëard Smith, e kaloi me energji të plotë anijen përmes Atlantikut edhe pse kishte paralajmërime për ajsbergë nga anijet fqinje. Pra, pse po shkonte kaq shpejt, përmes një fushe të njohur për ajsberg gjatë natës kur dukshmëria ishte e shumë e ulët?

A u injoruan thirrjet për ndihmë të Titanikut?

Pasi Titaniku goditi ajsbergun dhe u bë e qartë se anija po fundosej, kapiteni Smith kërkoi ekuipazhin e tij të lëshonte flakadanë dhe të transmetonte mesazhe radio dtejt anijeve e afërta me shpresën t`i vinin në ndihmë. Anija që ndodhej më pranë, ishte SS Californian, një avullore më e vogël e nisur për në Boston, Massachusetts, me kapiten nga Stanley Lord. Ajo nuk kishte asnjë pasagjer, dhe kishte mjaftueshëm hapësirë ​​për njerëzit e Titanikut, por nuk u afrua, edhe pse sic u pohua më vonë, i kishin parë sinjalet e dritës.

Si mbijetoi bukëpjekësi?

Një nga historitë më intriguese të mbijetesës nga Titaniku është ajo e 33-vjeçarit të lindur në Cheshire, Charles Joughin, bukëpjekësi kryesor në bord. Ai u bë i famshëm për faktin se mbijetoi në ujin e ftohtë për një kohë jashtëzakonisht të gjatë. Çuditërisht, Joughin arriti të mbijetonte pavarësisht se qëndroi në ujë për rreth dy orë, edhe pse temperatura ishte nën zero (28°F ose -2°C). Shumica e njerëzve që mbetën në ujë, vdiqën nga hipotermia brenda 30 minutave. Bukëpjekësi më vonë tha se kishte pirë alkool përpara se anija të rrëzohej dhe një teori është se kjo e ndihmoi atë të qëndronte ngrohtë në ujë më vonë – por një studim i vitit 2018 sugjeron se kjo nuk ka gjasa.

Përse nuk kishte mjaftueshëm varka shpëtimi?

Titaniku nuk kishte sa duhet varka shpëtimi për të mbajtur 2224 personat në bord. Nëse do të kishte, shumë të tjera – në mos të gjitha – jetët që humbën atë natë mund të ishin shpëtuar. Titaniku kishte gjithsej 20 varka shpëtimi, të cilat të gjitha së bashku mund të mbanin 1,178 njerëz, pak më shumë se gjysma e totalit (dhe dy nga këto varka nuk u lëshuan kur anija u rrëzua).

Çfarë ndodhi me kapitenin Smith?

Kapiteni Edward Smith vdiq natën që Titaniku u fundos, por ajo që saktësisht i ndodhi atij është një mister. Smith – i cili kishte planifikuar të bënte Titanikun udhëtimin e tij të fundit përpara se të tërhiqej – ‘u zhyt me anijen’, cka ishte një traditë detare në atë kohë. Por ka disa rrëfime të ndryshme nga të mbijetuarit se ku u pa për herë të fundit dhe si vdiq. Në filmin e Cameron të vitit 1997, Smith, i luajtur nga aktori anglez Bernard Hill, shfaqet duke u mbyllur në kabinën e rrotave në urën e Titanikut ndërsa ajo mbushet me ujë, gjoja bazuar në dëshmitë e disa të mbijetuarve. Port ë mbijetuar të tjerë , duke përfshirë Harold Bride, thanë se e kishin parë atë të hidhej nga disa pjesë të anijes, e disa u betuan se ai kishte notuar drejt varkave të shpëtimit duke mbajtur lart nëj foshnje. Siç shkroi autori Wyn Craig Wade në librin e tij të vitit 1992 “Titaniku: Fundi i një ëndrre”, kapiteni Smith “pati të paktën pesë vdekje të ndryshme, nga heroikja e deri tek e turpshmja”. Sidoqoftë, trupi i tij, nuk u gjet kurrë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF