KreuStil Jetese

Receta/ Supë me pesto borlizoku

Receta/ Supë me pesto borlizoku

Ndjeni ngrohtësinë e këtyre recetave të shëndetshme të supës, duke i përfshirë çdo ditë në menunë tuaj: ato janë unike sepse na ndihmojnë të përballojmë të ftohtin, por nga ana tjetër kanë edhe vlera ushqyese, pa harruar që ndikojnë në sistemin tonë imunitar

Supë me pesto borlizoku 

Përbërësit: 80 gr bollgur, 150 gr bishtaja, 150 gr fasule të kuqe, 4 domate, 1 qepë, 2 tufa borzilok, 3 thelpinj hudhër, 3 karota, parmixhano, 3 patate, 2 presh, 1 rrepe, 3 kungulleshka, vaj ulliri ekstra i virgjër dhe kripë.

Përgatitja: Lërini fasulet e thata në ujë të ftohtë për 6 orë. Në një tenxhere hidhni fasulet e kulluara dhe i mbulojmë me ujë të bollshëm në zjarr të ulët për 45 minuta. Ndërkohë pastroni preshin, patatet, qepën, karotat, rrepën dhe kungujt dhe i prisni të gjitha në kubikë. Pritni domatet dhe shtojini të gjithë përbërësit tek fasulet, duke i zier për 35 minuta. Prisni bishtajat, ndajini në gjysmë dhe shtojini tek supa duke i kriposur dhe zier për 10 minuta të tjera.

Në një enë grini thelpinjtë e hudhrës, shtoni dy tufa borzilok dhe kalojini në mikser derisa të bëhet një salcë kremoze. Shtoni djathë parmixhano të grirë dhe disa lugë vaj ulliri, holloni me gjysmë luge lëng mishi. Pasi të jetë zier supa, fikni zjarrin dhe në fund shtoni peston e përgatitur në supë.

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF