KreuCelebrity

Rita Ora konfirmon se është martuar me Taika Waititi: Dasma ishte perfekte!

Rita Ora më në fund konfirmoi thashethemet e kahershme se ajo dhe regjisori Taika Waititi janë të martuar. “Po… unë jam zyrtarisht jashtë tregut”, deklaroi këngëtarja e “How We Do (Party)” gjatë një interviste në “Heart Breakfast” të Mbretërisë së Bashkuar të premten.

“Zgjodha ta mbaja më private dhe ta mbaja më shumë për vete, por në videon time të re po luaj në atë që mund të kishte qenë”, tha ajo, teksa më tej vazhdoi, “Kur dolën thashethemet është ajo, apo jo? Doja të luaja një lojë. Doja të bëja një dasmë që nuk shkoi sipas planit… kjo nuk do të thotë se kështu ndodhi në të vërtetë. Ishte perfekte. Ishte pikërisht ashtu siç doja unë. Ishte e bukur dhe perfekte. Është mirë t’i mbaj disa gjëra vetëm për vete. Më falni që nuk është aq interesante. Një ditë do të bëj një festë të madhe”.

The Sun raportoi për herë të parë në gusht 2022 se Ora, 32 vjeçe, dhe Waititi, 47 vjeç, ishin martuar në një ceremoni private në Londër. Pavarësisht se gazeta britanike pretendonte se ylli i pop-it kishte ndryshuar mbiemrin e saj në Waititi, ajo konfirmoi në “Heart Breakfast” se nuk ka në plan të heqë dorë nga emri i saj i vajzërisë, për të cilin tha se ka punuar “shumë fort”.

 

“Patjetër që kam menduar të marr mbiemrin e tij, por kam punuar shumë për të bërë të famshëm emrin Rita Ora. Nuk e di…”, tha Ora. Çifti u lidhën për herë të parë në maj 2021 kur u fotografuan duke u rehatuar me njëri-tjetrin në Sydney, Australi. Ata u kapën gjithashtu duke u puthur në një ballkon së bashku me aktoren Tessa Thompson.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF