KreuCelebrity

Sondazh BORDO/ A është normale që banorët e BBV të flasin me shenja?

Shikueshmëria që ka ‘reality show’, “Big Brother VIP” është shumë e madhe, dhe sikurse u thuhet banorëve në mënyrë të përsëritur gjatë ‘prime-ve’, nga drejtuesja dhe opinionistët, që duhet të kenë kujdes me mënyrën se si komunikojnë, sillen dhe veprojnë me njëri-tjetrin, pasi janë modele dhe nuk duhet që me veprimet e tyre të prekin e cenojnë shikuesit që i ndjekin nga shtëpia.

Së fundmi vetë produksioni i ka vënë banorët përpara një dënimi, i cila në moment të parë mund të duket i ‘këndshëm’ dhe që të bën të qeshësh, por pas disa sekondash kupton që kjo provë është e tepërt. Bëhet fjalë për provën që banorët duhet të flisnin me shenja dhe gjeste dhe jo fjalë.

Ka qindra persona që e vuajnë diçka të tillë, e po ashtu familjarët e tyre që përballen me dhimbjen dhe vështirësitë se njeriu i tyre i zemrës e ka të pamundur të flasë, ndaj “Bordo” ka pyetur ndjekësit në lidhje me këtë ‘dënim’

“A është normale që banorët e BBV të flasin me shenja?”, ishte pyetja që “Bordo” iu bëri ndjekëve dhe 48% e tyre mendojnë që “Sigurisht që jo”. Ndërkohë vetëm 22% mendonin se “S’ka ndonjë gjë”, 12% mendojnë se preken të gjithë ata që s’flasin dot!, dhe “Kjo provë ishte e tepërt” kanë votuar 18%.

Në bazë të përgjigjeve të ndjekësve produksioni duhet të tregohet më i kujdeshëm me provat e dënimet që jep dhe mesazhet që ato përcjellin te publiku..bordo.al

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF