KreuCelebrity

Marc Anthony martohet me Nadia Ferreira në një dasmë luksoze në Miami!

Marc Anthony, 54 vjeç, u martua me ish-konkurrenten e Miss Universe Nadia Ferreira, 23-vjeçe, në një ceremoni luksoze në Miami të shtunën mbrëma pas tetw muajsh fejesw. David Beckham, Salma Hayek dhe Lin Manuel Miranda ishin mes të ftuarve në aferën e mbushur me yje, e cila u zhvillua në Muzeun e Artit Perez.

Në dasmë munguan ish-bashkëshortja e Marc, diva e muzikës pop Jennifer Lopez, bashkëshorti i saj Ben Affleck si edhe binjakët që ata kanë së bashku Emme dhe Max.

Kjo është martesa e katërt e Anthony. Ai ka qenë i martuar me mbretëreshën e bukurisë Dayanara Torres nga viti 2000 deri në 2004, me Lopez nga viti 2004 në 2014 dhe modelen Shannon De Lima nga 2014 deri në 2017. Ai ka 6 fëmijë: Ariana, 28 vjeçe dhe Chase, 26, me ish të dashurën Debbie Rosado; si dhe Cristian, 21 vjeç, dhe Ryan, 18, me Torres. Ai ndan po ashtu binjakët 14-vjeçarë, Max dhe Emme, me J.Lo-në.

Jennifer Lopez dhe Marc Anthony ishin një nga çiftet më të përfolur në botë për gati një dekadë. Dy këngëtarët e suksesshëm ishin të lidhur për disa kohë pasi u njohën, megjithëse martesa e tyre formalisht zgjati vetëm shtatë vjet. Dy superyjet u divorcuan në vitin 2011 dhe vendosën të rindërtonin jetën e tyre me njerëz të tjerë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF