4.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Mars, 2023
spot_imgspot_img

Qenka serioze! Clara Chia ka nevojë për ndihmë profesionale pas këngës së Shakirës!

Kënga “Sessions #53” e Bizarrap dhe Shakira ka patur një shtrirje të jashtëzakonshme, mjaftueshëm për të arritur rekorde historike. Në këngë këngëtarja bëri komente të ndryshme për ish-partnerin Gerard Pique, me të cilin u nda në vitin 2022.

Me këngën kaq virale, të gjithë po flisnin për kolumbianen dhe futbollistin. Megjithatë, ajo që ka qenë më shqetësuese nuk kanë qenë fjalët e saj ndaj Piques, por ndaj partneres aktuale të futbollistit, Clara Chia. Mesa duket e reja nuk ndihet rehat me stuhinë që ka nisur si pasojë e këngës, e cila ka bërë që ajo të kërkojë ndihmë psikologjike.

Ajo që është e qartë është se identiteti i saj nuk është më sekret dhe presioni i të qenit gruaja tjetër e Pique ka filluar të ndikojë në jetën e saj, pasi është një vajzë mjaft e turpshme. “E ndalojnë në rrugë, i këndojnë këngën, të gjithë e njohin”, theksoi një javë më parë Lorena Vazquez nga ‘Mamarazzi’.

Tashmë këtë të shtunë në ‘Fiesta’, gazetari Saul Ortiz ka sqaruar më tej situatën. “Ajo ka qenë në shtëpinë e prindërve të saj për rreth tetë ditë, duke punuar nga telefoni”, tha ai. “Ajo ka nevojë për një strehë sepse gjendja e saj shpirtërore nuk është e mirë. Nuk është e lehtë të jesh një vajzë 23-vjeçare dhe të jesh kryefjala e Spanjës dhe të gjithë botës”.

Përveç kësaj, Marisa Martin Blazquez dha një informacion të ri, i cili shpjegoi më tej vështirësitë që ka pasur e reja, ” Ka një roje e përhershme e sigurisë që nuk është parë të largohet prej saj. Ajo ka nevojë për ndihmë në nivele të tjera, më të veçanta, nga ekspertë”.

 

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit