11.5 C
Tirana
E martë, 21 Mars, 2023
spot_img

Shakira e dërrmoi, e dashura e re e Pique përfundon tek psikologu!

Shakira jo vetëm nuk u mbyll në vetvete të vuante tradhëtinë e partnerit, por përkundrazi këngëtarja kaloi në kundërsulm dhe me këngën e saj të re, që u bë virale në mbarë botën, e paska fshikulluar keq të dashurën e Gerard Pique, e cila hyri në mes të lidhjes së artistes me futbollistin spanjoll. Sipas raporteve në mesiat e huaja, Clara Chía nuk e ka përballuar më presionin por ka vendosur të kërkojë mbështetjen e ekspertëve.

Identiteti i saj tani nuk fshihet më, dhe vajzës i duhet të bëjë llogaritë me pasojat e veprimeve të veta. Situata e krijuar po e detyron atë të kujdeset dhe për shëndetin e saj mendor e të takohet me psikologë. Gazetari Saul Ortiz dha detaje të tjera mbi gjendjen e saj.

“Ajo ka shkuar tek shtëpia e prindërve të saj për rreth 8 ditë dhe po punon në distancë. Kishte nevojë për një strehë sepse gjendja e saj mendore nuk është e mirë. Nuk është e lehtë të jesh një vajzë 23-vjeçare dhe të flitesh nga e gjithë Spanja dhe e gjithë bota,”- tha ai.

Shakira ndërkohë vazhdoi të shfaqet sfiduese edhe pasi Pique publikoi foton e parë zyrtare me të dashurën. “Gratë nuk qajnë më, ato kërcejnë merengue”, shkroi këngëtarja në një video që tregonte atë duke kërcyer dhe duk kënduar këngën  BZRP Music Session #53″.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Shakira (@shakira)

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit