KreuStil Jetese

Vdes “Wednesday”, shuhet aktorja që e interpretoi e para tek “Familja Adams”!

 

Lisa Loring, aktorja që interpretoi e para personazhin e  ‘Wednesday’ në filmin ikonik “The Addams Family”, ka ndërruar jetë në moshën 64 vjecare. Lajmin e vdekjes së saj e ndau mikesha e vet e ngishtë Laure Jacobson përmes një postimi në Facebook.

“Me pikëllim të madh njoftoi vdekjen e shoqes sonë, Lisa Loring. 4 ditë më parë ajo pësoi një hemoragji cerebrale masive të shkaktuar nga duhani dhe tensioni i lartë i gjakut. Ka qenë për tre ditë me e lodhur me makineri që e mbanin në jetë. Dje familja e saj ka marrë vendimin e vështirë për të hequr prizën dje ajo ndërroi jetë”, ka shkruar Jacobson.

Personazhi i famshëm i i Loring, ‘Wednesday Addams’, është rikthyer së fundi në qendër të vëmendjes falë serialit hit të Netflix me Jenna Ortega në rolin e vajzës së Morticia dhe Gomez Addams.

Lisa ishte vetëm 6 vjec kur e mori këtë rol. Seriali i atëhershëm u nda në dy sezone nga 1964 deri në 1966 me gjithsej 64 episode. Loring vazhdoi të riprodhonte rolin e saj ikonë në filmin televiziv të vitit 1977 “Halloween With the New Addams Family”. Roli u portretizua gjithashtu më vonë nga Christina Ricci, e cila interoretoi personazhin në filmin hit të vitit 1991 “The Addams Family” dhe vazhdimin e tij, “Addams Family Values’.

Loring u martua katër herë dhe ka lënë pas dy vajzat e saj Marianne dhe Vanessa, dhe nipërit e saj, Emiliana dhe Charles.

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF