Tri ditë më parë në ditëlindjen e 87-të të shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare, Ben Blushi zgjodhi që në rrjetin e tij social Facebook të ripublikojë bisedën që ka zhvilluar me kolosin i letërsisë shqiptare, të cilën e ka bërë pjesë të librit të tij “41 Sekrete”.
Kjo bisedë e publikuar nuk është pritur mirë nga familja Kadare, ndaj vajza e tij Besiana Kadare ka reaguar sot me anë të një postimi në rrjetin e saj, duke zbuluar se Ben Blushi ka zhvilluar një bisedë private me shkrimtarin dhe shoqëruesen e tij Alda Bardhyli, dhe pa lejen e të madhit Kadare kohë më vonë e ka publikuar.
Besiana Kadare thekson se Ben Blushi ka abuzuar me besimin që iu dha, duke patur guximin e kurajën që ta paraqesë pranë publikut si ‘sekrete të paditura’. Ajo e cilëson një gjest sa imoral, aq edhe të paligjshëm. Për përpjekje të tilla Besiana shprehet se janë vërtet mjerane, pasi shfrytëzojnë në forma të ndryshme figurën e babait të saj për publicitet.
“Duke qenë se plot miq e të njohur më kane pyetur këto ditë nëse Kadareja vërtet i ka dhënë një intervistë Ben Blushit, dua të sqaroj publikisht se Ben Blushi, në fakt, ka krijuar një intervistë, pa dijeninë e tim ati, bazuar në një bisedë të rëndomtë private që ka zhvilluar rastësisht në një kafene me Kadarenë dhe shoqëruesen e tij, A. Bardhyli. Kohë më pas, Ben Blushi e ka publikuar bisedën në formë “interviste”, pa marrë pëlqimin e bashkëbiseduesit, duke abuzuar kështu me besimin që iu akordua, dhe me “kurajën” e çuditshme se po i zbulon publikut shqiptar sekrete të paditura.
Një gjest ky sa imoral aq dhe i paligjshëm. Fatkeqësisht është bërë praktike tashmë që gjithfarë njerëzish shpresojnë të bëjnë publicitet, duke u përpjekur të shfrytëzojnë në forma të ndryshme figurën e Kadaresë dhe kontaktin me të. Duke patur parasysh moshën e thyer të tim ati, çdo përpjekje e këtij lloji është vërtet mjerane”, ka shkruar ajo.
Mbetet për t’u parë nëse Ben Blushi do të ketë ndonjë përgjigje lidhur me këtë reagim të Besiana Kadaresë.
Postimi i plotë i Ben Blushit: