11.5 C
Tirana
E martë, 21 Mars, 2023
spot_img

Steven Spielberg realizon filmin për tradhëtinë e nënës së tij ndaj të atit!

Jeta e Steven Spielberg ndryshoi një herë e përgjithmonë kur ai ishte 16 vjeç. Regjisori i famshëm sot në mbarë botën, zbuloi asokohe rastësisht  se e ëma kishte një lidhje jashtëmartesore. Vite më vonë aventura e dashurisë së gruas që e lindi do të prezantohej në ekranin e madh dhe para syve të miliarda njerëzve. Filmi “Fabelmans”, i cili është i nominuar për shtatë Oscar dhe është rrugës për t’i dhënë regjisorit Oscarin e katërt, ka dalë nga streha e fëmijërisë së tij dhe nxori në dritë gjithçka që regjisori i famshëm varrosi atëherë në memorie.

Për Spielberg gjithçka filloi gjatë një pushimi familjar kur ata ishin në një kamping. Ai, tre motrat e tij më të vogla, babai i tij, Arnoldi, nëna e tij, Lea dhe Bernie, miku më i mirë i babait të tij, do të kalonin ca ditë të bukura duke shijuar natyrën dhe qiellin blu. Steven që në moshë të vogël kishte pasion gjithçka që kishte të bënte me kinemanë dhe filmin, kështu që si adoleshent regjistroi gjithçka në një aparat fotografik dhe më pas dolën në dritë pamjet zbuluese të nënës së tij me mikun më të mirë të babait të tij Bernie: Ajo që ishte e çuditshme, është se ndërsa unë pashë gjithçka me sytë e mi, e besova vetëm kur pashë një kornizë nga kjo skenë, në makinën time të montazhit ”, tha ai për Times.

Në fakt historia pati një zhvillim të tillë sa nëna e Lias përfundoi duke u martuar me të dashurin dhe mikun më të mirë të ish-bashkëshortit, ndërsa përgjegjësinë për divorcin e mori babai i tij. Por adoleshenti Spielberg ishte në dijeni të tradhtësisë së të ëmës që kishte përfunduar në aparatin e tij.

“E kuptova fuqinë e kinemasë në një moshë shumë të re,” i zbuloi Spielberg, tani 76 vjeç, Jonathan Dean për ‘The Times’, ndërsa vazhdoi: ” Filmi i parë që bëra atë verë ndryshoi marrëdhëniet e mia me prindërit e mi, veçanërisht nënën time. Kështu mësova për lidhjen e saj jashtëmartesore dhe më pas nuk e pashë më si prind. E pashë për herë të parë si person, me të gjitha dobësitë e saj. Do të doja të kisha pasur edhe dhjetë vite të tjera për ta parë si nënë, por ky sekret na bashkoi. Isha afër nënës sime si kushdo tjetër.’ Ndër të tjera, Spielberg vuri në dukje se ky film i dha atij një gëzim të madh, sepse siç thotë ai, sheh vitet e rinisë së tij të shpalosen në ekranin e madh. Sigurisht që emrat e protagonistëve kanë ndryshuar, por i gjithë filmi është i bazuar në ngjarje reale. Duke folur për nënën e tij dhe përshtypjen që i la filmi, ai rrëfen se : “Nëna ime më thoshte: “Kur do ta tregosh historinë tonë, në fund të fundit të kam dhënë shumë material!” Nuk ka qenë kurrë pjesë e një plani, sepse nuk kam pasur kurrë një plan karriere. Megjithatë, gjithmonë më ka dhembur kur më është dashur të flas publikisht për çështje, që deri atëherë kanë qenë vetëm në sferën private. Erdhi momenti në karantinë, pasi kisha mjaft kohë të lirë. Ishte një kohë e mirë për të mbledhur kujtime. Gjithashtu, sapo kisha humbur nënën time. ‘

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit