Si protagonistja e tretë në lidhjen e Shakirës dhe Gerard Pique, Clara Chia ka qenë në qendër të mbarë publikut që kur u zbulua lidhja e saj me ish-futbollistin. Madje së fundmi u raportua se 23-vjeçarja ka pësuar një sulm ankthi për shkak të stresit të shkaktuar nga suksesi i këngës së Shakirës me Bizarrap. Sipas Univision, Chia ka kërkuar mbështetje jo vetëm nga Pique, por edhe nga prindërit dhe miqtë e saj. Prindërit e Chias mbështesin marrëdhënien e vajzës së tyre me ish-mbrojtësin e Barcelonës, sipas Silvia Taules, nga Vanitatis.
Sipas burimeve pranë familjes së të resë, vjehërrit e Pique nuk i kanë kushtuar shumë rëndësi këngës së Shakirës në të cilën ajo i referohet Clara Chias. “Atyre nuk u duket qesharake, kjo është e qartë, por nuk u intereson shumë”, thotë burimi. Megjithatë, ata janë të shqetësuar për pasojat në vajzën e tyre pas këngës virale dhe të dy prindërit e saj së bashku me shoqërinë e Chia-s i referohen “në mënyrë nënçmuese” Shakirës si “ish-i i Pique”.
“Nuk e prisnin që ish-i i Gerardit të bënte atë që ka bërë, por në këtë mënyrë është ajo që portretizon veten”, citon Taules miqtë e Chias. “Klara kurrë nuk ka thënë asgjë dhe as nuk do ta thotë, sigurisht që është një zonjë”.
Me gjithë bujën e bërë nga BZRP Music Sessions, e reja dhe njerëzit e saj të afërt e kanë “marrë si shaka këngën e shumëpërfolur”. “Ata shqetësohen më shumë nga raportet e shtypit për të sesa nga ajo që thotë muzika e Shakirës”, thanë burimet. “Atë e shqetëson ngacmimi i shtypit, të mos lëvizë lirshëm, por ajo që thotë një këngë është edhe qesharake”, shtuan ata. Ata thanë gjithashtu se emocionalisht, e reja është “e qetë dhe e lumtur” dhe “jeta e saj e përditshme është e njëjtë si gjithmonë”.
Edhe pse prindërit e Chias nuk kanë komentuar lidhjen e vajzës së tyre, ata thuhet se janë të lumtur. “Prindërit e Clara-s tashmë e njohin Pique-n dhe ‘janë të kënaqur’ me ‘dhëndrin’”, shtoi Taules. “Po flasim për një familje shumë të lidhur me identitetin katalanas dhe shumë të dhënë pas futbollit”.