11.5 C
Tirana
E martë, 21 Mars, 2023
spot_img

“Vajza e tretë nuk fliste e nuk dëgjonte”, Diola ia coi ish-it, shpërthen gazetarja: “Si i la fëmijët”!

Diola rrëfeu së fundi në “Big Brother VIP Albania” lindjen e tre vajzave, paragjykimet se nuk bëri djalë e kërkoi të shpjegonte se për shëndetin e tyre kishte vendosur t`i kthente tek ish bashkëshorti, i cili kujdeset për to.

Ajo tregoi se vajza e tretë nuk fliste dhe nuk dëgjonte, ndaj vendosi që fëmijët t’ja dërgonte ish partnerit, gjinekologut Dardan Baftiu, me të cilin i dha fund martesës rreth 12 vjeçare në vitin 2020. Më pas tha se fëmijët e merrnin në telefon dhe i kërkonin që ti merrte, por ajo nuk kishte mundësi. Diola shtoi se ka tentuar të bashkohet me ish-bashkëshortin për hir të vajzave sepse ndihet fajtore. Në emisionin “Ditë e Re”, supriza e fëmijëve për Diola Dostin ka ngjallur diskutime mes moderatores Ariola Shehu dhe gazetares Lili Saraçi, ku kjo e fundit nuk ka kursyer kritikat për sjelljen e Diolës si nënë.

Lili Saraçi: Mua nuk më del inati me Diola Dostin, si mund të lëri tre vajzat jashtë e të qëndojë në Big Brother.

Arjola: Që ta kuptojë edhe publiku, Lili është mami I tre gocave, dhe njërën e ka në moshën e vajzës së vogël të Diola Dostit

Arjola: Sa qave ti Lili nga 1 deri në 10?

Lili Saraçi: Qava, qava, por jo për Diolën, por për vajzën e vogël që qane kur po e përqafonte dhe thashe, po kjo ku po e lë dhe ku do shkojë, çfarë po kërkon më.

Arjola: E dhimbshmë edhe kur iku Diola nga dhoma dhe ajo vajza vazhdonte të qante.

Lili Saraçi: Kjo ishte e vetmja arsye dhe realisht nuk arrij ta kuptoj, çfarë do i marri ajo atij lloj formati, kur i ka lënë të treja jashtë.

Arjola: Po nuk i dihet, unë nuk do ta gjykoja fare, ndoshta ishte moment i vështirë që u nda, por nuk do ta gjykoja.

Lili Saraçi: As unë nuk po e gjykojë për jetë e saj, apo martesën me ish-bashkëshortin, por për momentin aty…u fute e provove ndejte një muaj apo sa ndejte dhe ik tani te kalamajt, vajza jote s` po të shqitej!

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit