KreuCelebrity

Dikur imazh i markës: Vajza e Maddonës nuk lejohet të hyjë në sfilatën e Marc Jacobs!

Një incident aspak i këndshëm ka ndodhur për Lourdes Leon, vajzën e mbretëesës së pop-it Maddona. Bukuroshja Leon nuk është lejuar të marrë pjesë në sfilatën e markës Marc Jacobs. Ajo mbërriti vetëm disa minuta pasi shfaqja kishte nisur dhe personeli i sigurisë nuk e la të kalojë.

Incidenti poshtërues ndodhi vetëm dy vjet pasi Lourdes u emërua fytyra e fushatës së pranverës 2021 të markës së modës. Një TikTok viral i postuar nga llogaria @mickmicknyc tregoi Lourdes duke u përpjekur të hynte në vend të enjten vetëm për t’u ndalur nga sigurimi në ngjitjen e shkallëve.

Sipas atyre që kanë xhiruar videon 26 vjeçarja ka mbërritur në sfilatë në orën 18:00 kohë kur fiks niste shfaqja, por asaj i është dashur të debatojë me rojet tek dera, të cilët i thanë se nuk mund ta linin të kalonte pasi dera ishte mbyllur.

Ngjarja u pa edhe nga kalimtarët e rastit të cilët u munduan të ndikonin tek rojet por pa sukses, pasi Lourders nuk u la të kalonte.

Përfundimisht Lourdes hoqi dorë dhe u largua, duke mbuluat fytyrën e saj me njërën dorë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF