KreuCelebrity

Efi lë shtëpinë e Big Brother VIP për arsye shëndetësore!

Banorja e Big Brother VIP, Efi mbrëmjen e së enjtes nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe produksionit i është dashur ta largojnë përkatësisht nga shtëpia për t’ju nënshtruar kontrolleve të duhura mjekësore.

Largimi  ka zgjatur vetëm pak orë dhe pasi ka bërë ekzaminimet e duhura Efi është rikthyer sërish në shtëpi. Prej 2-3 ditësh ajo është ankuar për luhatje tensioni dhe marramendje çka e ka bërë që të mos ndihet aspak komode.

Sipas mjekes që e ka vizituar këtë gjendje Efit mund t’ja ketë shkaktuar ‘veshi i mesëm’ duke qenë se analizat dhe kontrollet e tjera kanë patur rezultate optimale. Pas  rikthimit në shtëpi, konkurentja e Big Brother VIP pati kujdes të veçantë nga banorët e tjerë të cilët e ndihmuan të ushqehet dhe të pushojë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF