Si cdo muaj, festivali i madh europian i muzikës, “Eurovision”, publikoi në “YouTube” listën me 20 këngët më të dëgjuara të tij ndër vite. Për janarin 2023, në top 10 rezultojnë dy lkëngë shqiptare.Surpriza e madhe është kënga që zë vendin e dytë: Bëhet fjalë për “Zjarr e ftohtë”, e kënduar nga Luiz Ejlli në vitin 2006.
Pikërisht me këtë këngë, i shoqëruar nga Petrit Lulo, Luizi përfaqesoi Shqipërinë në festivalin e njohur. Në vendin e dhjetë ndërkohë, renditet “Duje” – Albina & Familja Kelmendi. “Duje” ishte kënga më e votuar nga publiku në “Festivalin e Këngës” dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2023.
Që prej hyrjes së tij në programin “Big Brother VIP Albania 2”, Ejlli ka grumbulluar një mbështetje të jashtëzakonshme publike, e bashkë me të, vjen edhe kërshëria e madhe për cdo gjë që ka të bëjë me këngëtarin, përfshirë këtu dhe aktivitetin e tij muzikor.
Duket se për këtë arsye., kënga që kishte vetëm gati 220 mijë klikime para se ai të futej në shtëpi, tani, kur ka kaluar vetëm një muaj, “Zjarr e ftohtë” numëron mbi 1.5 milion klikime në YouTube, duke shënuar kështu një hov fenomenal shikimesh!