24.5 C
Tirana
E martë, 6 Qershor, 2023
spot_imgspot_img

Ka qenë një prej femrave më të bukura në botë: Nuk njihet më pas operacioneve plastike!

Bjonde, sy blu, fytyrë kukulle dhe një figurë modele – Denise Richards ishte një nga bukuroshet e mëdha të Hollivudit… dhe është ende, vetëm se pas operacionit të fundit estetik, fytyra e aktores duket e deformuar dhe duket e panatyrshme. Nga dëshira për të ndjekur me trendin e ri në Hollywood – domethënë që në moshën 50 vjeçare duhet të dukesh sikur je 30 vjeç, gjithnjë e më shumë yje u drejtohen procedurave të ndryshme estetike, por jo të gjitha rezultojnë të suksesshme. Denise Richards është fotografuar nga paparacët me buzë të deformuara dhe një pamje të cuditeshme.

Në moshën 51-vjeçare, Denise Richards hapi llogarinë e saj në platformën e të rriturve Only Fans dhe tashmë ka një fanse të zjarrtë, aktoren Tori Spelling. Interpretuesja e Donnës nga seriali “Beverly Hills” ka rrëfyer se është bërë e varur nga profili i Denises ( me të cilën është mike prej vitesh) dhe se për dy ditë ka lënë aty 400 dollarë.

Denise Richards hapi llogarinë e saj menjëherë pasi të njëjtën gjë bëri edhe vajza e saj Sami, vetëm 18 vjeç. Atëherë babai i vajzës, i famshmi Charlie Sheen, protestoi publikisht për këtë.“Kjo nuk do të kishte ndodhur kurrë nën çatinë time. Ajo është tani 18 vjeç dhe jeton me nënën e saj. Nuk jam dakord me këtë, por duke qenë se nuk mund ta ndaloj, i kërkova të tregohej e denjë, krijuese dhe të mos sakrifikonte integritetin e saj”, tha atëherë Sheen.

Denise u shpreh se : “Sami është 18 vjeçe dhe vendimi i saj nuk ka të bëjë fare me shtëpinë ku jeton. Gjithçka që mund të bëj si prind është ta drejtoj atë dhe t’i besoj gjykimit të saj, por ajo i bën vetë zgjedhjet e saj. Denise ishte shtatzënë me fëmijën e dytë të Charlie Sheen kur kuptoi se nuk mund të toleronte më stilin e jetës kaotike të burrit të saj, i cili njihej për lidhjet jashtëmartesore dhe pasionin e tij për alkoolin dhe festat, ndërsa nuk mund t’i përmbushte siç duhet detyrat e tij si baba.

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit