KreuCelebrity

Luana Vjollca sjell reality-show-n e famshëm botëror në Tv Klan!

Një tjetër tv shoë që po korr sukses të madh në botë është ‘Love Island’. Mesa duket shumë shpejt ky reality show do të vijë edhe në Shqipëri. Edicioni shqiptar i ‘Ishullit të dashurisë’ do të transmetohet në Tv Klan dhe moderimi i është besuar Luana Vjollca.

Programi “Zemër Luana” mbyll sezonin e parë më 19 shkurt e duket se produksioni ka nisur punën për reality shoë-n e famshëm që pritet të nisë transmetimin në prill të këtij viti. Për momentin dihet që gjithçka do të zhvillohet në një vilë në Palasë.

Shqipëria është vendi i 25-të që merr patentën e këtij programi që ka korrur sukses në gjithë botën.

Show nis kur një grup beqarësh mblidhen në një vilë, gati për të nisur një eksperiencë takimesh romantike apo edhe marrëdhënie shoqërore. Banorët e vilës duhet patjetër  të jenë çift dhe ata që mbesin single skualifikohen nga gara. Përveç zgjedhjes së mençur të partnerëve të tyre, banorët duhet të fitojnë edhe zemrat e shikuesve që kanë mundësinë të formësojnë ngjarjet në ekran dhe në fund të kurorëzojnë çiftin fitues që merr një vlerë monetare.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF